Wednesday, November 21, 2012

Qazim Osmani në lidhje me Cecën?!

Disa media serbe kanë publikuar dje lajmin që sipas disa burimeve të afërta me folk-yllin serb, Svetlana Ceca Razhnatoviq dhe biznesmenit të njohur shqiptar, Qazim Osmanit tashmë ekziston një lidhje dashurie. Mirëpo, edhe Qazimi edhe Ceca i kanë hedhur poshtë këto pohime. “Disa media i kanë plasuar këto budallallëqe. Është evidente se dikush qëllimisht po tenton t’i sjellë probleme Cecës. Nëse unë me miqtë e mi isha në koncertin e saj në Vjenë dhe që kemi bërë fotografi grupore kjo nuk mund të quhet lidhje, apo unë vërtetë nuk e di domethënien e lidhjes! Ne nuk jemi në lidhje! Isha me miq gjatë koncertit të saj, kaluam mirë, ajo këndon bukur dhe po ashtu bukur duket, por unë nuk kam kurrfarë lidhje me të”, ka thënë ‘Qaza’ për “Kurir”. Pas publikimit të këtij lajmi, Ceca ka paralajmëruar padi kundër autorit të tekstit dhe gazetës që e ka publikuar. “S’ka asgjë këtu, lajm sensacional, por i pavërtetë. A duhet që të jem në lidhje me cilindo person që fotografohem? Kështu që shihemi në gjykatë”, ka thënë Ceca, e cila ka qenë e martuar me kriminelin e vrarë serb, Arkan. (ORAinfo)