Friday, November 30, 2012

Berisha: Isha i gatshëm të vallëzoja me Ritën

Një ditë pas shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar festën për 100 vjetorin si më të madhen e ekzistencës së shqiptarëve. Në një konferencë për media, ai vlerësoi këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora, ndërsa tha se do kishte kërcyer në shesh nën ritmet e muzikës së saj, po të mos kishte rënë shi. “Falenderim të veçantë superstarit të Britanisë së Madhe dhe SHBA, Rita Orës, të them është si Madona është pak, ajo është diçka midis Beyonce dhe Rihannës, është e mrekullueshme. Përveç zërit të saj, Rita është një atdhetare e flaktë, e edukuar nga një familje e shkëlqyer. Ajo pranon që është shqiptare dhe kosovare", transmeton BW të ketë thënë Berisha, duke shtuar: "Ishte padyshim mbyllja më e shkëlqyer e festës. E gjithë lodhja ime e akumuluar në një muaj dhe më gjatë u shkri, ishte shiu po unë isha i gatshëm të vallëzoja bashkë me të rinjtë në shesh nën ritmet e saj”. /Indeksonline/