Tuesday, November 20, 2012

Ja kush e refuzoi Kim Kardashianin

Dukesha Kate Middletone shquhet për stilin e saj në veshje. Për këtë arsye, gjatë vizitës së saj në Londër pak ditë më parë për prezantimin e koleksionit të ri të veshjeve, Kim Kardashian dhe motrat e saj, vendosën që t’i dërgonin Dukeshës koleksionin e tyre.Por, siç raporton Daily Mail, Kate ua ka kthyer prapa veshjet motrave Kardashian. Një refuzim ky që sigurisht nuk duhet të jetë pritur mirë nga motrat Kardashian.