Wednesday, October 10, 2012

Talenti që po ‘çmend’ Realin shënon me asisitim të Beqirajt (video)


Talenti i Dinamo Zagreb, Alen Haliloviç ka hyrë në historinë e futbollit kroat si futbollisti më i ri që ka arritur të shënojë gol ligën e parë të futbollit. 16-vjeçari ishte një prej golashënuesve në fitoren e Dinamo në përballjen me Slaven Belupos, e fituar 4-1 nga kampionët e Kroacisë.
Haliloviç shënoi në minutën e 94-t, pas një super asisti nga kosovari Fatos Beqiraj. “Faleminderit të gjithëve për urimet, jam shumë i gëzuar. Më së tepërmi faleminderit trajnerit Çaçic, i cili më ka dhënë rastin të luaj për Dinamon si dhe Beqirajt, i cili më bëri një asistim fantastik”, u shpreh Haliloviç, raporton INA.
Talenti 16-vjeçar është nën monitorimin e klubeve me emër në Europë si: Manchester United dhe Real Madrid. Me karakteristikat e tij, Haliloviç krahasohet me ish-yllin e Dinamo Zagreb, Luka Modriç.