Thursday, November 15, 2012

Cili është goli më i mirë i 2012-s? (Video)

Ka nisur gara për të zgjedhur golin më të mirë për vitin 2012-të. Çmimi quhet “Pushkash” dhe jepet nga FIFA. Njerëzit nga e gjithë bota do të kenë mundësi të zgjedhin se cili nga 10 golat e përzgjedhur nga FIFA meriton të fitojë çmimin. Çdo kush mund të votojë nga faqja FIFA.com dhe francefootball.fr. Votimi do të mbyllet me 29 nëntor dhe tre golat më të votuar do të njoftohen me anë të një konference për shtyp. Çmimi “Pushkash”, është krijuar në nder dhe kujtim të Ferenc Pushkash, kapiten dhe yll i kombëtares hungareze në vitet 1950