Thursday, March 21, 2013

Ja si shkarkohet kamioni për 1 minutë (video)

Duket se një shofer në Tajvan do të mund të stoliset me titullin e shkarkuesit më të shpejtë të kamionit – nëse një titull i tillë do të ekzistonte. Në Youtube është postuar një video ku një shofer shkarkon kamionin e tij për 1 minutë – pa pasur nevojë për ndihmën e askujt. Se si shkarkohet shpejt kamioni i mbushur me drunj të bambusë mund të shihni në video-materialin në vijim.

Shiko se qfar ndodhi gjate lajmeve ne KTV (video)

Eksluzive:Pas shume viteve mos hyrje dhe enigme po ju sjellim pamjet e tunelit ushtarak te aviacionit ne Sllatine.(VIDEO)

Zbulohet Nje sekret i Nora Istrefit, Zanfina Ismajlit dhe Fjolla Krasniqit (Video)

Wednesday, March 20, 2013

Prezantohet Audi A5

Pas Audi A4 sedan, kompania gjermane ka prezantuar edhe modelet Audi A5 kabriolet Sportback, S dhe RS modele me perfomanca të larta. Modeli i ri Audi A5 do të veçohet për peshën e vogël dhe me karakteristikat tjera të cilat ndikojnë në harxhime më të vogla. Ky model i ri do të jetë për 100 kilogramë më i lehtë se ai aktual, dhe pritet të jetë në dispozicion me Ultra pakon e cila me përdorimin e aluminit dhe metodave tjera do të sjellë edhe ulje të mëtejshme të peshës së tërësishme. Merita të mëdha për peshën e zvogëluar natyrisht që ka edhe platforma modulare e emërtuar “MLBevo”, e bërë duke u bazuar në platformën ekzistuese atë MLB. Versioni RS do të fitojë edhe motorin me dy turbo kompresorë dhe 470 kuaj fuqi.

Ja se çfarë ndodh në internet brenda një minute

Nga gjigandi Intel janë sjellë disa të dhëna interesante në lidhje me atë që ndodh në internet çdo minutë. Në studim thuhet se më shumë se 204 milion e-maile dërgohen çdo minutë. 47 mijë apps shkarkohen, ndërsa shitësi online, Amazon, grumbullon 83 mijë dollarë në minutë. Rreth 20 milion foto shihen çdo minutë. 6 milion faqe në Facebook shihen çdo minutë. Po ashtu, brenda 60 sekondash, në mbarë botën shikohen 1.3 milion video në YouTube. 20 viktima të vjedhjes së identitetit shënohen çdo minutë. Për një minutë dëgjohen në total 61.141 orë muzikë. Në Google, brenda një minute ka mbi 2 milion kërkime. Çdo minutë ka 1300 përdorues të rinj të internetit në celular.

Prit pak, në dasma duhet të jemi të gëzuar të gjithë (VIDEO)

Një vogëlushe e luleve është kthyer në një sensacion në internet, pasi është filmuar duke qarë me të madhe ndërsa i drejtohej altarit ku do martohej një çift. Video simpatike është postuar në faqen e America’s Funniest Home Videos dhe është kthyer në hit. Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar të qarën tek vajza e vogël, por supozohet se do ketë qenë prania e madhe e njerëzve.

Tuesday, March 19, 2013

Nuk e dinte se lajmet po transmetoheshin live, dhe ja cka ndodhi (VIDEO)

Gafë gjatë emisionit të lajmeve në televizioni lokal turk "Ajans 17". Sapo fillon prezantimin e lajmeve, një personel i stafit shfaqet pas tij duke bërë gjeste qesharake. Spikeri ngelet i shtangur ndërsa pas pak vazhdon me lajmet. Shihni më sipër videon. /albeu.com/

Imazhe spektakolare, ja si duket Dubai nga kati i 85-të (FOTO-LAJM)

Fotografi gjerman, Sebastian Opitz ka realizuar disa imazhe spektakolare të Dubait. Nga kati i 85-të i Kullës së Princeshës ai ka realizuar foto nga këndë të ndryshme. Mes fotove të realizuara prej tij bëjnë pjesë edhe fotot e një nga kullave më të larta në botë Burj Khalifa. I quajtur qyteti i arit, Dubai ofron pamje nga më të bukurat. /albeu.com/








Mercedes me performancë të lartë AMG

Fillimisht makina Mercedes dallohej me rrotat e para dhe me dy njësi prej 4 cilindrash. Më pas ajo dallohej me ndërruesin manual të shpejtësisë. Por , nga fundi i vitit tregun do ta pushtojë nj ë Mercedes i ri , më i shpejt dhe më i fuqishëm. Ai do të ketë performancë më të mirë të versionit AMG .

Wednesday, February 20, 2013

Goli i diskuteshem i Boateng(VIDEO)

Milan është fituesi i derbit të sotëm të ligën e kampionëve duke mposhtur gjigandët e Barcelonës me rezultat 2-0 dhe duke fituar kështu një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Camp Nou.Goli i pare u shenua nga Kevin Price Boateng i cili pati shume kontestime nga ana e katalanasve duke pretenduar per prekje topi me dore,kurse goli i dyte pas nje super aksioni qe finalizohet nga Muntari!

Kjo ndodhe ne Kosove: I japin mirenjohje, i pyet pse? une skam bere kurgje (VIDEO)

A do e kishit provuar kete me Q7 tuajen?? (VIDEO)

Kjo video tregon se sa PSIKOPAT eshte Edi Rama (VIDEO)

Gjenden copat e meteorit qe ra ne Rusi, Shiheni cfar copash (VIDEO)

Supergol në minutën e 99, çmendet skuadra (Video)

jë ndeshje "e pafundme" vendoset nga një gol spektakolar: kështu do të mbahet mend ndeshja e kampionatit izraelit mes Maccabi Tel Aviv dhe Bnei Yehuda, e vendosur nga një gol i sekondës së fundit me autor mesfushorin Moshe Lugasi. Goli sigloi fitoren 3-2 dhe i dha 3 pikë të arta Maccabi Tel Aviv që qëndron në krye të kampionatit. Dhe në të tilla raste festa është plotësisht e ligjshme.

Milani i'a prishë fushën Barcelonës!

Ende pa filluar supersfida e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Barcelonës, kanë ardhur ankesat e para për kësaj ndeshje. Skuadra e Barcelonës është ankuar në terrenin që ka përgatitur Milani. Jordi Roura ka vlerësuar se Milani mund ta ketë bërë qëllimisht pasi që ka patur kohë sa të duash për rregullimin e barit të fushës pas ndeshjes me Parmën. Edhe lojtarët në stërvitjen e sotme janë ankuar në terrenin e Milanit. Mediat spanjolle e kanë quajtur terrenin aktual të Milanit, si një fushë të patateve. Kjo nuk është hera e parë që Barcelona ankohet në kundërshtarët që prishin terrenin, me qëllimin për të prishur lojën e tyre me pasime për toke, gjë e cila vështirëson më masë të madhe./Indeksonline/

.Djemt e Adem Grabovcit rrahin policin (Video)

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë. Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet në pushim mjekësor, duke vuajtur pasojat që ia shkaktuan dy djemtë e “shefit të shefave”. Ai ka pësuar lëndime në fytyrë nga goditjet e rënda që ka marrë nga vëllezërit Grabovci. Polici Selaci bashkë me një kolegë të tijin kishin qenë duke patrulluar në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërkohë që kishte tejkaluar një veturë e tipit BMW me shpejtësi të madhe. Policët iu kishin vënë në “ndjekje” të tyre duke e ndalur kështu veturën në hyrje të Fushë Kosovës. Shoferi i veturës që më vonë ishte kuptuar se është djali i Adem Grabovcit, nuk e kishte me vete librezën e veturës. Vozitësi e kishte bërë një telefonatë me qëllim që t’i sillej libreza. Nuk kishte vonuar shumë dhe në vendin e ndalimit kishte ardhur edhe vetura e dytë, një xhip. Veturën e dytë kishte qenë duke e vozitur djali tjetër i Adem Grabovcit ndërsa kishte qenë i shoqëruar me një djalë dhe një vajzë. Polici kishte qenë duke pritur që t’i tregohej libreza e sjellë dhe djali që kishte qenë nën shoqërinë e djalit të Grabovcit tenton të afrohet tek makina. Polici Selaci ia kishte tërhequr vërejtjen që të mos afrohej dhe pa pritë, djali i Grabovcit që po voziste veturën xhip, i kishte rënë policit grusht në fytyrë. Për të zmbrapsur sulmin, polici i goditur kishte përdorur edhe sprejin ndërsa kishin ardhur edhe përforcime të tjera nga policia. Policët e posaardhur e kanë dërguar kolegun e goditur për t’ia dhënë ndihmën e parë ndërsa dy djemtë e Grabovcit dhe dy dëshmitarët okularë ishin shoqëruar për në stacion policor. Polici tregon për gazetën “Zëri” se ishte goditur nga vozitësi i veturës xhip që kishte ardhur për t’ia sjellë librezën e veturës shoferit të ndaluar. “Më ka goditur ai që ka ardh për t’ia sjellë librezën. Nuk e di nëse ka pasur diçka në dorë, më ka sulmuar në fytyrë”, thotë polici Selaci nga stacioni policor në Fushë Kosovë Burime të gazetës brenda organeve të rendit, qartësojnë se e tëra ka ndodhur në orët e para të ditës së premte, të javës që po lëmë pas. Pa dhënë detaje se kush kanë qenë sulmuesit, Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës njofton se ka ndodhur një rrahje në afërsi të një pompe në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, për çka një polic i Kosovës është detyruar të përdorë sprej. “Ngjarja që në polici është regjistruar si mospërfillje e urdhrave të ligjshme apo mospërfillje e urdhrave të policit është regjistruar më datën 15 shkurt në ora 1 e 15. Një polic i njësisë së trafikut kishte urdhëruar ndaljen e një veture për çka edhe ka pësuar një rrahje ku është sulmuar i njëjti polic”, ka thënë Ahmeti duke konfirmuar shoqërimin e dy të dyshuarve dhe dy dëshmitarëve për në vend të ngjarjes. “Të dyshuarit janë të lindur më 1991 dhe 1993 por nuk mund të flasim për detaje të tjera”, ka shtuar më tutje ajo. Ndonëse Ahmeti nuk ka dhënë detaje të tjera përkitazi me rastin, zyrtarë policorë me kusht anonimiteti që në atë kohë kanë qëlluar në stacion kur janë sjellë të dyshuarit, tregojnë për sjellje të pahijshme të tyre. “Ata janë sjellë duke reaguar se pse janë sjellë aty duke e pasur parasysh se djemtë e kujt janë”, ka thënë një zyrtar policor. Gazeta gjatë të martës ka bërë përpjekje që të kontaktojë me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin përkitazi me këtë rast, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pavarësisht insistimit të disahershëm të gazetës. Pas intervistimit në stacion policor dhe në konsultim me prokurorin themelor, të ndaluarit sipas saj janë liruar në procedurë të rregullt. Departamenti i përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë përkatësisht prokurorja Merrushe Llugiqi tashmë ka në duar këtë rast. E kontaktuar nga gazeta për të mësuar më shumë rreth rastit që ka në duar që nga 15 shkurti, prokurorja e rastit me të kuptuar interesimin e gazetës, ka thënë se nuk ka kohë që të flasë me gazetarët. Shefi i saj madje, kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Imer Beka as që është lajmëruar, pavarësisht tentimeve të disahershme të gazetës

Tuesday, February 19, 2013

Enver Hoxha, foto e rallë prej “playboy”

Një fotografi e rrallë, që shfaq Enver Hoxhën, me pamje "playboy," është realizuar pasi ai ka mbërritur në aeroportin e Varshavës më 22 qershor 1948, për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm komunistë. Pamje e jashtme tejet perëndimore për të qenë udhëheqës i një shteti të bllokut lindor, kjo ishte përshtypja e gazetarëve të huaj për 40-vjeçarin Enver Hoxha.Agjencitë e lajmeve kanë fiksuar në aeroportin e Varshavës mbërritjen e Kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, sekretar i përgjithshëm i PKSH, gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës të veshur civil. Në fotografinë e publikuar nga mediat shqiptare, Hixha bie në sy për kostumin me ngjyrë të çeltë, kravatën ku ishte stampuar një zambak i bardhë dhe borsalinën po me ngjyrë të çeltë. Të jepte përshtypjen e një plejboji (playboy) që vinte për aventura në kryeqytetin polak. Por Enver Hoxha do të merrte pjesë në Konferencën e Varshavës të vitit 1948, një takim i Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, BRSS, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë dhe ku në sallë do të paraqitej me kostum të errët me një shami të bardhë në xhepin e sipërm, por me të njëjtën kravatë. Ishte më karizmatiku i këtij tubimi të shefave të diplomacisë së tetë vendeve të bllokut lindor. Kjo ngjarje ishte e vetmja vizitë e Enver Hoxhës në Poloni. /Indeksonline/

Monday, February 18, 2013

Ja cfare i ndodh kesaj modele "mendjemadhe" (Video)

Ja cfare trupi ka bere ky femij (Video)

Hajdutet profesionist organizojne vjedhjen ne me pak se 1 min (VIDEO)

Ja cfare bejne Stjuardeset kur jan vetem ne avion !!!




Shqiptari i’a shqyen xhaketën serbit, për shkak të emblemës së Serbisë

Xhaketa me emblemën e Serbisë ka qenë shkak për një zënkë dhe reagim të një shqiptari ndaj një serbi në periferi të Kumanovës. Ngjarja ka ndodhur në pompën e benzinës “Tvins Petrol” në afërsi të stacionit hekurudhor në Kumanovë, kur A.D, 33 vjeç nga fshati Çerkez ka reaguar ndaj M.N, 24 vjeç nga fshati Lubodrag, pasi që kishte të veshur një xhaketë me emblemën e Serbisë. Shqiptari fillimisht është zënë me të riun e komunitetit serb, ndërsa më pas e ka sulmuar dhe kërcënuar, ka informuar policia në Kumanovë. Ai me këtë rast ka arritur që serbit me një thikë t’ia shqyej emblemën nga xhaketa, transmeton Ina. Por, autori i kësaj ngjarje ka theksuar se ishte përfshirë në konflikt me serbin dhe se ka pasur një zënkë dhe kërcënime nga të dyja palët. Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar personin A.D, i cili siç thuhet është i njohur për kryerjen edhe të veprave të tjera të kësaj natyre.

Shikoni sa truproje ka kryeministri turk (VIDEO)

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan njihet si njëri ndër liderët botërorë me më shumë truproje dhe mbrojtje më të sotisfukiar. Gjithashtu dihet se deri më tani ai i ka shpëtuar disa atentateve, shumica e të cilëve asnjëherë nuk janë publikuar zyrtarisht e as që kanë bërë bujë mediatike. Në një video të publikaur nga agjencia e lajmeve IHA, shihet se sa veta njëkohësisht i rrijnë afër Erdoganit.

Do futej në fushë, harroi të vishte brekët (VIDEO)

Monday, January 28, 2013

Plagoset Agoni i Babastars

Agoni, i njohur si BigXik, i cili është pjesë e ‘labelit’ Babastars, është plagosur në trup me revole, por tashmë është jashtë rrezikut për jetë. Siç mësojnë burimet e Telegrafit, ngjarja ka ndodhur ditë më parë dhe konfirmohet se gjendja e Agonit është jashtë rrezikut për jetën. Besohet se plagosja e Agonit ka ardhur pas një përleshje të tij me një person të pa identifikuar, i cili e ka shkrepur revolen drejt reperin pasi konflikti u përshkallëzua. Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga BabaStars apo vet Agoni rreth kësaj ngjarje. BabaStars edhe gjatë vitit të kaluar kanë qenë pjesë e disa konflikteve. Kujtojmë prillin e vitit të kaluar kur pati bërë bujë incidenti në aeroportin e Zurichut, ku pjestarë të BabaStars ishin përleshur fizikisht me Noizyn, për të zhvendosur më pas këtë konflikt edhe në rrafshin muzikor me ‘dissa’ të shumtë. /Telegrafi/

Saturday, January 26, 2013

Nacionalistët serbë publikojnë foto të Ramushit pas rrahjes me rusët

Një organizatë serbe, “Srpski Narodni Pokret”, ka dërguar të shtunën fotografi të Ramush Haradinajt, në adresë të mediave, të bëra gjatë vitit 2000 menjëherë pas përleshjes së tij me trupat ruse të stacionuara në Kosovë. Në fotot e publikuara shihet një ushtar rus duke e “shoqëruar” Haradinajn me duar të lidhura, ndërsa në tjetrën disa persona të shtrirë në asfalt dhe ushtarët rusë me fytyra të mbuluara. “Komunikata” i është dërguar edhe Kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic, të cilit kjo organizatë ia bënë me dije se si “negociohet me terroristët”. Aty jepet edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhet gabimisht se gjithçka ka ndodhur në Mushtishtë afër Suharekës. Siç dihet përplasja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës. “Njësia ruse pjesë e KFOR’it kishte ndalë një veturë me terroristë të armatosur në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj. Pasi që shumë shpejtë janë mposhtur dhe çarmatosur Haradinaj i ka thënë parashutistit rus se është xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte ai armatosur”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe. Më pas aty theksohet se ushtaraku rus ka urdhëruar që t’i zgjidhen duart Haradinajt dhe ka filluar dueli mes tyre të cilin sipas kësaj organizate e ka fituar rusi. Kjo organizatë tashmë i ka nxjerrë në shitje këto fotografi. Sipas njoftimit, të dërguar nga organizata serbe njësia ruse fotografinë e publikuar më parë ia ka dhuruar një serbi me emrin Igor Marinkovic. Aty thuhet se porosia e fotografive ndër të tjera nënkupton edhe gatishmërinë e rusëve për të marrë pjesë vullnetarisht në mbrojtjen e Kosovës. Fotot e publikuara duket se janë autentike.


Ja si duket Audi RS Q3 (Foto)

Kompania e njohur e makinave Audi, dëshmon se me RS Q3 ofron atë që kërkon një pronar i një makine sportive. RS Q3 ka 360 KF dhe është atrakcion i vërtetë me rrotat e mëdha dhe grilin sportiv përpara në ngjyrë të zezë. Brendësia, sikurse nga jashtë është sportive ku dominon lëkura. Ai përmbanë një motor pesëcilindërsh Turbo nga TT RS i cili “SUV”-in e vogël katapulton gjer më 265 Km/h. Çmimi i këtij modeli pritet të fillojë nga 58.000 euro e sipër.


Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të enjten Portën numër 1 të kufirit Kosovë-Serbi dhe kanë hyrë qindra metra brenda territorit kosovar. Dëshmitarë të rastit i kanë thënë gazetës se ata kanë qëndruar për disa orë në territorin e Kosovës. E hyrja e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe, qindra metra në thellësi të territorit të Kosovës, thuhet se është bërë me qëllim të “mbrojtjes” nga ndonjë sulm të Portës 1, të pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan koha. Ndërkaq, qeveria e Kosovës nuk ka qëndrim për aksionin e xhandarëve fqinj./Indeksonline/

Friday, January 25, 2013

Kështu nokautohet Vitali Klitschko (video)

Vitali Klitschko është një prej boksierëve më të mirë në histori. Por, pak kush e di se ai e filloi karrierën si kick-bokser. Humbjet e tij për një kohë të gjatë përmenden si mit urban, por edhe vetë ukrainasi rrallë herë flet për to. Sot më në fund i erdhi fundi një tregimi për humbjen e tij kundër anglezit Pele Reid. Një xhirim nga viti 1992 i shfaqur në Youtube tregon se Reid me një goditje atraktive e nokautoi Klitschkon. Vitali ishte kampion i botës në kategorinë e rëndë të versionit WAKO. Si kick-bokser realizoi 34 fitore, 22 me nokaut. Pësoi tre humbje nga Reid, William Van Roosmalen dhe James Warring. /Dukagjini.com

Saturday, January 19, 2013

Liqeni më i rrezikshëm në planet çdo vit merr 5 000 jetë

Liqeni Viktoria që shtrihet në 70 000 kilometra katrorë ndërmjet Ugandës, Tanzanisë dhe Kenisë, paraqet burimin e dytë më të madh të ujit të freskët të pijshëm në botë dhe është më i madhi i këtij lloji në Afrikë, ndërkohë që njëkohësisht është edhe rezervuari kryesor i lumit Nil. Në kuadër të liqenit me pamje jashtëzakonisht të bukura gjendet edhe një arkipelag me mbi 80 ishuj. Mirëpo, ai paraqet edhe risk të madh, pasi sipas zyrtarëve lokalë brenda një viti në të humbin jetën rreth 5 000 persona, qoftë si pasojë e rrethanave të çuditshme klimatike, qoftë rrugëve të këqija. “Është shumë i rrezikshëm. Gjendeni në sipërfaqe e nuk e dini thellësinë e vendit mbi të cilin gjendeni. Madje edhe nëse dini mirë not, kjo nuk mund t’ju ndihmojë shumë”, thotë Sem Kabonga, një peshkatar nga vendi Bugala. Ai shton se secili peshkatar nuk ka mundësi të pajiset me rrip apo jelek adekuat për shpëtim, kurse barkat e vogla mund të zhduken lehtë në valët që formohen në liqe shkaku i mikroklimës së tij të çuditshme. “Ka raste që kur hyni në liqe koha është e mirë, por kur arrini në mes të liqenit përnjëherë fillon era e fuqishme, shiu, retë e dendura”, sqaron Kabonga, shkuan Koha. Meteorologu nga Uganda, Kalid Muwembe flet për arsyet për shkak të të cilave ky liqen është aq i rreshkshim. “Për arsye se liqeni është kryesisht i ngrohtë dhe ka mjaft lagështi, prodhohet një sasi e madhe e energjisë potenciale konvektive, që prodhon re shiu dhe stuhi të bubullimave dhe vetëtimave, që mund të paraqesin rrezik shumë të madh”, thotë ky meteorolog. Me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, para pak kohësh këtu ka filluar aksioni provues për informimin me SMS të popullatës lokale të paktën një herë në ditë lidhur me kushtet për kushtet e motit, që iu dërgohen në telefonat e tyre celularë.

Thursday, January 17, 2013

Zbulohet edhe Mercedes E63 AMG

Kompania “Mercedes” tashmë na ka qerasur me fotografitë e E-klasës së re në formë të limuzinës, kabrioletit dhe coupe-s, ndërsa tani ka vendosur të zbulojë edhe modelin e ri E63 AMG. Premiera e tij pritet të ndodhë në sallonin e automobilave në Detroit, ndërsa bëhet fjalë për modelin e freskuar me dizajn agresiv. Pritet që deri dikur do të ndryshohet edhe brendësia e kabinës së udhëtarëve ku me siguri që do të gjendet pllaka e re e instrumenteve, konsola e ristilizuar dhe materialet më cilësore. Të dhënat për performancat nuk janë publikuar, por duket se kjo makinë do të pajisjet me motorin 5.5-litra bi-turbo V8 që do t’i ketë 550 KF dhe 719 Nm. Edhe pse “Mercedes” zakonisht i mban të fshehta të dhënat, ai e zbuloi se në ofertë do të gjendet edhe sistemi 4MATIC, sistemi opsional i tërheqjes në të katër rrotat.

Arian Çani "zbërthen" Rudina Magjistarin (Video)

E ftuar ne emisionin Zone e Lire, Rudina Magjistari ka treguar detaje interesante per lidhjen e saj me kampionin e Kickboxit Xhavit Bajrami.Ajo i eshte pergjigjur me shume elegance pyetjeve thumbuese te Arian Canit. E pyetur se a duhet i dashuri i saj që paraprakisht të jetë i suksesshë me femra, Rudina i është përgjigjur me PO. Ajo ka shprehur madje edhe dëshirën që Xhaviti, i cili momentalisht jeton në Zvicërr, të kthehet në Shqipëri e të jetojë me të./Indeksonline/

Ministri i Transportit që pret trenin në 6 të mëngjesit

Mediat angleze kanë publikuar sot foto të Ministrit të Transportit të Britanisë së Madhe i cili shihet në orën gjashtë të mëngjesit duke pritur trenin për të ikur në punë, shkruan Portali Albeu.com. Ministri Simon Burns pret në karriken e ftohtë ndërsa edhe kur ngjitet në tren, nuk gjeti vend në klasin e dytë kështuqë u detyrua të qëndronte në këmbë për 36 minuta, aq sa zgjat udhëtimi. Siç njoftojnë mediat angleze, Burns ka filluar të udhëtojë me tren këtë javë pas publikimit të lajmit se kostoja e makinës që mbante ai me paratë e buxhetit të shtetit ishte 80 mijë paund. Pas kritikave të shumta në lidhje me këtë, ministri Burns tashmë udhëton me tren, si gjithë të tjerët. /albeu.com/

Ja cfare bastore ka nxan nje qytetar i Prizerenit (FOTO)


Çfarë heqin punonjësit e bankës për të sistemuar paratë e klienteve (Foto)

Shikoni se cfare heqin punonjësit e një banke në Kinë për të numëruar dhe sistemuar paratë që ka depozituar një klient. Klienti, zoti Cui, kishte mbledhur rreth 162 mijë jen, ose afër 20 mijë euro, për një periudhë prej gjashtë muajsh. Cui kishte kërkuar në shumë banka të depozitonte shumën, por vetëm një Banka Zhengzhou në Henan pranoi të merrte shumën. /albeu.com/

E vrau veten në dasëm, padashje! (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një dasëm në Rusi ku një person ndërsa po bënte shaka me një pistoletë sikur do vriste veten, ka përfunduar në ngjarje tragjike. Personi tjetër që gjendej afër, merr pistoletën dhe sapo ja drejton kokës e shkrep padashje, duke humbur jetën.

Rooney si Ramos nga penalltia, "gjindet topi" (Video)

Wayne Rooney u rikthye si është më së miri sot në fushë pas një lëndimi të pësuar më parë. Sulmuesi anglez shënoj golin e vetëm për Man United në kualifikimin në FA Cup në fitoren me West Ham. Por rikthimi i tij ka mundur të jetë edhe më i denjë sikur të shënonte nga penalltia në minutën e 80 të ndeshjes. Goditja e Rooneyt ishte larg realiteti pasi që topi përfundoj lart mbi portë. Mediat presin raste të tilla për humor duke bërë montazha të ndryshme se a është gjendur vallë topi i goditjes së Rooneyt. Shakatë angleze kësaj radhe janë përgatitur në një helikopter i cili ka zbritur në fushë së bashku me topin e gjetur nga Rooney. Një rast i ngjashëm është komentuar shumë në media e forume të ndryshme kur ylli madrilen, Sergio Ramos goditi ngjashëm në ndeshjen gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Bayern Munchen.

Tuna nxjerr gjoksin në një koncert (Video)

Kohëve të fundit vazhdon të jetë këngëtarja e cila ka marrë vëmendjen të madhe. Gjatë një koncerti këngëtarja e njohur është ndier ne siklet në disa momente dhe nuk kishte kontrollin e duhur me gjoksin e saj.

Tërheqin skeçin me zyrtarët shtetërorë (VIDEO)

Skeçi në të cilin personifikohen tre zyrtarë të lartë të shtetit teksa këndojnë e gjuajnë para varrit të nënës së tyre në një hapësirë përplot varreza të tjera, i realizuar nga “Stupcat” në fund të vitit të kaluar, është hequr nga kanali zyrtar “StupcatTV” në “Youtube”. Anëtarët e “Stupcave” nuk e pranojnë se heqja e skeçit është bërë pas reagimit të publikut, por për arsye të tjera, teksa një burim brenda “Stupcave” i ka thënë gazetës se skeçi është hequr përkohësisht, pasi ka ngjallur reagime jo të mira te një pjesë e publikut. “Ne e kemi hequr për shkaqe teknike dhe kjo është pjesë e planit tonë”, ka thënë Agron Sokoli, producent ekzekutiv i “Stupcave”, shkruna koha. Të njohur për stilin e ashpër të thumbimit të politikës kosovare, skeçi “Ministrat tu knu te vorri i nanes” i realizuar nga “Stupcat” shpërfaq tre vëllëzër, njëri ministër (Osman Azemi), tjetri deputet (Mensur Safqiu) dhe i treti që merret me tenderë (Vedat Bajrami), teksa pas 12 vjetësh vizitojnë varrin e nënës së tyre. Ani pse e hequr nga kanali zyrtar i tyre në “You Tube”, videoja ende po gjen qarkullim në sajte tjerë.

Shkojnë në shkollë me mësuar apo me u tranuar (VIDEO)

Çka bëjnë nxënësit në shkollë. Kjo video tregon se çka jnaë duke bërë nxënësit tanë në ditë të sodit në shkollë. Valle, muzikë, britma sikur me pas qenë në dasëm...

Wednesday, January 16, 2013

Video e rralle: Enver Hoxha me 11 Maj 1948, ja cfare tha ai (Video)

Ku i ka syt kamermani (Video)

Ja si shahen LIVE ne emisionin e Arian Canit - Zona e Lire (Video)

Ja pse të punësuarve në BBC u ndalohen bananet në zyre?

Rrjeti publik televiziv i Britanisë, BBC, ua ka ndaluar punëtorëve sjelljen e bananeve në hapësirat e këtij televizioni, pasi që një gazetare u ka thënë shefave të saj se, do të mund të vdiste nëse do të binte në kontakt me ketë pemë. Njoftimet ku bëhet i ditur ndalimi i konsumimit të bananeve në hapësirat e BBC-së shoqërohet me një shenjë ndalimi, raporton The Sun. “Disa njerëz mendojnë se po bëjmë diçka qesharake me këtë veprim dhe me këto njoftime, mirëpo disa njerëz tjerë mund të kenë probleme serioze nëse vijnë në kontakt me këtë pemë’, ka njoftuar BBC./Indeksonline/

Arrin iPhone më i lirë?

Sipas shkrimit të The Wall Street Journal dhe Bloomberg, Apple thuhet se është duke çpërgatitur një version më të lirë të iPhone, çmimi i të cilit do të mund të ioshte mes 99 dhe 149 dollarëve.Duke u thirrur në burime anonime, Bloomberg pohon që iPhone i lirë do të arrijë diç më vonë gjatë këtij viti. Apple thuhet se është duke negociuar me të paktën një operator të madh mobil në SHBA lidhur me shitjen e këtij telefoni. Po ashtu theksohet që Apple është duke e zhvilluar këtë iPhone më të lirë tashmë dy vite, gjegjësisht që nga marsi i vitit 2011. Informata të ngjashme ka publikuar edhe The Wall Street Journal, që pohon që Apple po përgatitet për publikimin e iPhone të lirë më vonë gjatë këtij viti. Nëse këto thashetheme realizohen, kjo do të ishte një ulje e madhe e çmimeve të telefonave mobilë të Apple. Tani për tani iPhone 4, modeli më i lirë i Apple, në SHBA shitet me çmim prej 450 dollarësh, pa subvencionet e operatorëve mobilë. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe u deklaruan edhe nga Apple. Kështu, Phil Schiller, drejtor i marketingut në Apple deklaroi që Apple gjatë ideimit dhe prodhimit të këtyre pajisjeve gjithmonë ka parasysh kualitetin dhe komponentet më të mira kështu që një iPhone i lirë nuk ka qenë dhe sipas gjasave as nuk do të jetë në planet e Apple.

20-vjeçarja vjedh trenin, hyn me të brenda një ndërtese

Një vajzë 20-vjeçare, me profesion pastruese në stacionin e Saltsjobaden, një zonë në jug-lindje të Stokolmit, vodhi një tren dhe pasi e ka lëshuar mjetin në shpejtësinë e tij maksimale, mundi ta ndalojë vetëm duke u përplasur kundër një ndërtese në afërsi të stacionit. Mesa është mësuar, në tren për fat të mirë s\'kishte pasagjerë. Ndërkohë që vazja mbeti e plagosur rëndë dhe për këtë arsye është shtruar në spital. Të plagosur mbetën edhe disa banorë të ndërtesës ku përfundoi treni. Ndërkaq, autoritetet po përpiqen mbi të gjitha për të mos lënë të rrëzohet ndërtesa, pasi treni e ka goditur në një nga kulmet e saj themelore.

Heziton të hidhet nga ura për vetëvrasje, i japin shkelmë nga prapa (Video)

Edhe durimi e ka një kufi. Një zjarrfikës, i cili ishte në shërbim në Arabinë Saudite, i ka dhënë një ndihmë një burri, i cili kishte dalë dhe kërcënonte se do të hidhej në tentativë për të vrarë veten. Por realisht, ai që donte të vriste veten hezitonte të hidhej, teksa poshtë tij përgatisnin dyshekun për ta pritur në rast hedhjeje. Por pasi kanë pritur më kot për disa minuta, u desh ndërhyrja e zjarrfikësit me shkelm nga prapa, për ta hedhur... Sigurisht, burri ka përfunduar në dyshek, duke shmangur edhe dëmtimin më minimal. Një video e publikuar në Youtube tregon se ç\'ndodhi realisht.

Fshati që po fundoset çdo ditë nga pak

Sipërfaqja e këtij fshati po shembet nga shkaqe akoma të pazbuluara.Shembjet e herëpashershme të cilat kanë filluar që para 5 muajve, po frikësojnë fshatarët pasi një ditë edhe vendi ku gjendet shtëpitë e tyre mund të përjetojnë të njëjtin fat. Ne videon meposhte mund te shifni se si dheu shembet nga mbrenda dhe kjo shembje po ngjalle frike te madhe tek banoret e ketij fshati.

Mësuesja u mbyll gojën nxënësve me shirit ngjitës

Një rast mjaft i veçantë është cilësuar nga opinioni italian, procedimi penal i një mësueseje, e cila është paditur nga prindërit e tre nxënësve të saj sepse u ka mbyllur gojën për orë të tëra me shirit ngjitës. Madje, një prind tjetër, e ka shtuar listën e akuzave ndaj saj duke i përmendur gjykatës edhe rastin e fëmijës së tij që ka qenë për orë të tëra i lidhur me litar pas karriges. Ndërkaq, prokuroria nga ana e saj, duket e vendosur në kërkimin e një dënimi të lartë ndaj mësueses në fjalë, të cilën e ka konsideruar si “katile” dhe kundër çdo ligji ekzistues në Itali, për trajtimin e nxënësve. Nga ana e saj, mësuesja është mbrojtur ndaj akuzave duke thënë, se fëmijët të cilët ajo i ka ndëshkuar, e kanë merituar dënimin e saj, pasi kanë qenë tmerrësisht të zhurmshëm dhe të pandreqshëm.

Tuesday, January 15, 2013

E zë gjumi, shkakton aksident fatal (VIDEO)

E ze gjumi në komunikacion, shkakton aksident fatal. Kështu veproi një vozitës i një kamioni i cili gjatë kalimit në rrugë merr para vetes një makinë dhe shikoni se çka bëri. Për më shumë shikoni video në vijim:

Shikoni çka fluturon nga ky kamion dhe çfarë dëmi sjellë (VIDEO)

SHikoni sa është bërë rrezik që të vozitet nëpër rrugë. Ky vozitës ishte duke ecur rrugës si tij me makinën e vet, kur për një momnent, papritur i flutorn një objekt i fortë dhe i theu xhamin e makinës së tij. Shikoni rastin se çka ndodhi më pas në video në vijim.

Zbulohet sekreti më i madh i "magjisë" (VIDEO)

Në këtë video bëhen publike disa nga "magjitë" më kryesore që i kemi parë nëpërspektakle të ndryshme të cirkut. Aktori tregon se si bëhet shpuarja e krahut me një gjilpërë të gjatë, konkretisht tregon se si realizohet ky trik. Për më shumë, shikojeni video në vijim:

Aksident i tmerrshëm me kerrin e nuses (VIDEO)

Jo rrallë herë gëzimet e mëdha transferohen në vaj dhe mërzi. Kështu ndodhi edhe në këtë rast ku gjatë ceremonisë së dasmës ndodhi një fatkeqësi komunikacioni ku kishte edhe viktima. Shikoni video se si janë dëmtuar makinat e dasmërove. Për më shumë video në vijim:

Si të zhdukni monedhën me një laps të thjeshtë (VIDEO)

Si të zhdukni monedhën nga dora me një lap të thjeshtë. Kjo është një trik që do të tregoheni i aftë para shokëve dhe miqëve duke arritur që të zhdukni monedhën pa përdorur asnjë llok magjie apo diçka të ngjashme... Për më shumë video në vijim:

Monday, January 14, 2013

Ja deshtimet me interesante (Video)

Shikojeni punëtorin më kreativ, për çka e shfrytëzon agregatorin e tij (VIDEO)

Kjo video nxjerrë në pah kreativitetin e njerëzve në pozita kur ka nevojë për improvizim. Shikojeni këtë punëtorë të rrugëve se për çka e përdor gjeneratorin (agregatin) e tij. Tip në video agregatin e tij e përdorë edhe për disa gjëra që ne fare nuk e kemi parasysh. Kjo në veçanti ka qenë e nevojshme para disa kohe kur në Kosovë "lulëzonin" gjeneratorët Për më shumë video në vijim:

Dasëm: Si thehen shishet për kokën e dhëndrrit (VIDEO)

Si kërsasin shishet e pijeve nëpër dasma. Video në vijim, ku shihen disa rusë të çmendur që në ceremonitë e dasmave bëjnë kërdi duke thyer e duke u rrahur. Veç këtyre pamjeve në këtë video shihen edhe disa raste interesante dhe njëkohësisht edhe të çmendura që veç në Rusi mund të ndodhin. Shikoni pamjet me rusët e çmendur.

Shikojeni prej ku lëshohet ky vozitës i shkathët (VIDEO)

Garat ekstreme të automjeteve gjithmonë kanë tërhequr vëmendje. Por se në këtë mënyrë lëshohet një vozitës i një kamioni, këtë nuk ia merr mendja askujt. Në një pjesë kodre pa asgjë shteg apo rrugëdalje. Për këtë edhe me meritë i mori duartrokitjet nga të gjithë të pranishmit. Për më shumë vlerësojeni vet në video në vijim:

Ura më e frikshme në botë

Ura Titlis Cliff Walk e cila gjendet në Alpet zviceriane konsiderohet si ura e varur më e frikshme për t'u kaluar. Ura e cila gjendet në lartësi mbidetare prej 3,238 metrash është e gjërë 1 metër dhe e gjatë rreth 100 metra. Ura e varur në malin Titlis ka kushtuar një milion euro ndërsa ndërtimi i saj ka zgjatur pesë muaj.

Çfarë huqje, porta e zbrazur (Video)

Një huqje e rrallë në futboll është parë në ndeshjen e përfaqësueseve U20 mes Brazilit dhe Uruguajit. Sulmuesi brazilian Marcos dështoj të shënoj në portën e zbrazur. Një goditje të Diegos nuk arriti ta ndalë portieri i Uruguajit, ndërsa topi i'u kthye Marcos i cili nuk arriti të shënoj nga një pozitë tejet e volitshme. Kjo edhe i kushtoj në fund Brazilit pasi që u mposhtë nga Uruguaj me rezultat 3 me 2.

Sunday, January 13, 2013

Mercedes prezenton makinen e re "koncept 2013"

Mercedes ka prezantuar modelin me te ri te Serise E Clase.

Ndërprehet ndeshja, portieri në WC! (Video)

Një rast interesant u pa në ligën e futbollit të Kuvajtit. Ndeshja e ligës së parë u ndërpre për 3 minuta pas kërkesës së portierit kuvajtian. Portierin e kapi nevoja të cilin nuk mundi ta mbajë duke kërkuar që të ndërprehet ndeshja përkohësisht. Gjyqtari vendosi ta ndërprejë ndeshjen ndërsa portieri me nguti braktisi fushën përkohësisht, për tu rikthyer në fushë prapë. Raste të tilla rrallë shihen në futboll.

Te shqiptarët ka "Lady Gaga" mashkull - çudi (VIDEO)

Çka nuk gjen te shqiptarët. Te ne ka edhe Lady Gaga mashkull. Tipi prezantohet në spektaklin e njohur shqiptar X-factor edhe atë me një këngë të Lady Gagas edhe thotë se dëshiron të bëhet një Lady Gaga shqiptar edhe atë mashkull... Shikoni sjelljen dhe prezantimin e tij në video në vijim:

Shikoni kamionin më të fuqishëm në botë (VIDEO)

Pa mëdyshje modeli më i fuqishëm i kamionëve janë ato të prodhimit suedez Scania. Në video n në vijim mund të shihni në praktikë një veprim të këtyre kaminëve që dëshmojnë fuqinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Sa i fuqishëm është një xham i BMW-së? (VIDEO)

Sa i fuqishëm është një xham i makinës së BMW? Këtë e dëshmojnë këta djelmosha që e provojnë se a mund ta thyejnë xhamin e kësaj makine. Njëri prej tyre i bie më bërryl por... Për më shumë shikojeni video në vijim: