Monday, November 19, 2012

Coca Cola: 10 të dhëna që ndoshta nuk i dinit…

Coca Cola është pija më e njohur freskuese në të gjithë botën. Ndërsa kjo fjalë mund të mos ketë ndonjë kuptim në shqip, në gjuhën kineze do të thotë se “e bën gojën të kënaqur”, pra shqip themi që “i fal gojës kënaqësi”. Coca Cola u prodhua për herë të parë më 8 maj 1886 nga John Styth Pemberton, i cili ishte farmacist në Atlanta të SHBA-së dhe që nga ajo datë e deri më sot janë shitur miliona shishe e kuti me këtë pije freskuese. Më poshtë po japim disa detaje rreth që kësaj pijeje që ndoshta nuk i dinit. 1. Coca Cola fillimisht ishte e gjelbër. Ndërsa sot njihet ndryshe si “Red Empire”, pra “Perandoria e Kuqe”. 2. Kjo pije u shpik nga John Pemberton si terapi për dhimbjen e kokës, ndërsa sot ekziston si “Coca Cola fobia”, pra frika se mos krijon varësi ndaj kësaj pijeje. 3. Është fjala më e njohur në botë, pas fjalës OK. 4. Prodhimi i Coca Colës është i njëjtë me ujin që rrjedh në Kataraktet e Niagarës. Sa Coca Cola prodhohet? 1.5 milion litra në sekondë. 5. Shërbehet e ftohtë, por edhe e nxehtë (si kafeja) në vendet të ndryshme të botës ku bën ftohtë. 6. Përmbante kokainë deri në vitin 1905 por më pas kjo substancë u ndalua, pasi njerëzit filluan të shqetësoheshin. 7. Coca Cola mund të përdoret për të pastruar tualetet, për të hequr yndyrnat apo për të pastruar vidat e ndryshkura. 8. Mund të përdoret për terapinë kur të pickojnë meduzat. 9. Shpërndahet gjithkund, në gjithë botën dhe vlerësohet se përfitimi ekonomik të jetë 60 miliardë dollarë në vit. 10. Mbi 15.000 Coca Cola të të gjitha llojeve konsumohen në botë çdo sekondë. Një prej tyre mund të konsumohet prej jush.