Sunday, November 18, 2012

Manxhukiq dhe Shaqiri përshëndesin gjeneralët kroatë (Video)

Kroati Mario Manxhukiq ka arritur të shënoi në udhëtimin e Bayernit te Nurnbergu. Ai ka shënuar golin e nëntë kampional. Bavarezët megjithë epërsinë dhe një lojtar më shumë që nga minuta e 77 nuk kanë arritur më shumë se një barazim 1:1. Në minutën e tretë, Manxhukiq shënoi për eperësinë e Bayernit me asistim të Toni Kroosit. Pas shënimit të golit, Manxhukiq ka festuar me përshëndetje ushtarake, duke ‘salutuar’ gjeneralët kroatë të liruar dje nga Haga, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç. Kësaj përshëndetje i është bashkangjitur edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri. (ORAinfo)

KLIKO NE KATRORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON: