Tuesday, November 13, 2012

Messi i bie shuplakë David Villas

Gazeta spanjolle "El Confidencial" ka shkruar se në zhveshtoren e Barcelonës pas ndeshjes me Mallorca ka ardhë deri tek konfrontimi ndërmjet Leo Messit dhe David Villas. Që Leo Messi dhe David Villa nuk janë më miq, shihet qartë. Në disa ndeshjet e fundit është parë se si ata fjalosen gjatë ndeshjes pas ndonjë shansi të parealizuar. David Villa në ndeshjen kundër Mallorcas nuk i ka festuar golat e shenuar nga Messi. Sipas gazetës spanjolle, Messi ka tentuar që të "kryej llogaritë" edhe fizikisht me Villan, ku edhe e ka goditur me shuplakë. Këto shkrime të këtij tabloidi spanjoll duhet të miren me rezervë, pasi edhe më herët ka publikuar lajme të pavërteta.