Wednesday, November 28, 2012

E tmerrshme! Nuk e imagjinoni dot se ku e goditi rrufeja!

Duket si ndonjë shaka pa kripë, por në fakt është një e vërtetë e hidhur, që i ndodhi një burri të pafat në Madrid. 53-vjeçari në fjalë ishte duke ecur një ditë me shi në një rrugë qendrore të një lagjeje të kryeqytetit spanjoll, kur e goditi rrufeja. Burrit fatkeq i ra të fikët dhe kur erdhi në vete, telefonoi të birin dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët panë se rrufeja e kishte goditur në organet e tij seksuale, ku dukeshin edhe shenja djegieje. Madje ata i thanë 53-vjeçarit se ishte vërtet me fat në fatkeqësinë e tij, pasi mund të kishte humbur edhe jetën!