Wednesday, February 20, 2013

Goli i diskuteshem i Boateng(VIDEO)

Milan është fituesi i derbit të sotëm të ligën e kampionëve duke mposhtur gjigandët e Barcelonës me rezultat 2-0 dhe duke fituar kështu një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Camp Nou.Goli i pare u shenua nga Kevin Price Boateng i cili pati shume kontestime nga ana e katalanasve duke pretenduar per prekje topi me dore,kurse goli i dyte pas nje super aksioni qe finalizohet nga Muntari!

Kjo ndodhe ne Kosove: I japin mirenjohje, i pyet pse? une skam bere kurgje (VIDEO)

A do e kishit provuar kete me Q7 tuajen?? (VIDEO)

Kjo video tregon se sa PSIKOPAT eshte Edi Rama (VIDEO)

Gjenden copat e meteorit qe ra ne Rusi, Shiheni cfar copash (VIDEO)

Supergol në minutën e 99, çmendet skuadra (Video)

jë ndeshje "e pafundme" vendoset nga një gol spektakolar: kështu do të mbahet mend ndeshja e kampionatit izraelit mes Maccabi Tel Aviv dhe Bnei Yehuda, e vendosur nga një gol i sekondës së fundit me autor mesfushorin Moshe Lugasi. Goli sigloi fitoren 3-2 dhe i dha 3 pikë të arta Maccabi Tel Aviv që qëndron në krye të kampionatit. Dhe në të tilla raste festa është plotësisht e ligjshme.

Milani i'a prishë fushën Barcelonës!

Ende pa filluar supersfida e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Barcelonës, kanë ardhur ankesat e para për kësaj ndeshje. Skuadra e Barcelonës është ankuar në terrenin që ka përgatitur Milani. Jordi Roura ka vlerësuar se Milani mund ta ketë bërë qëllimisht pasi që ka patur kohë sa të duash për rregullimin e barit të fushës pas ndeshjes me Parmën. Edhe lojtarët në stërvitjen e sotme janë ankuar në terrenin e Milanit. Mediat spanjolle e kanë quajtur terrenin aktual të Milanit, si një fushë të patateve. Kjo nuk është hera e parë që Barcelona ankohet në kundërshtarët që prishin terrenin, me qëllimin për të prishur lojën e tyre me pasime për toke, gjë e cila vështirëson më masë të madhe./Indeksonline/

.Djemt e Adem Grabovcit rrahin policin (Video)

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë. Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet në pushim mjekësor, duke vuajtur pasojat që ia shkaktuan dy djemtë e “shefit të shefave”. Ai ka pësuar lëndime në fytyrë nga goditjet e rënda që ka marrë nga vëllezërit Grabovci. Polici Selaci bashkë me një kolegë të tijin kishin qenë duke patrulluar në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërkohë që kishte tejkaluar një veturë e tipit BMW me shpejtësi të madhe. Policët iu kishin vënë në “ndjekje” të tyre duke e ndalur kështu veturën në hyrje të Fushë Kosovës. Shoferi i veturës që më vonë ishte kuptuar se është djali i Adem Grabovcit, nuk e kishte me vete librezën e veturës. Vozitësi e kishte bërë një telefonatë me qëllim që t’i sillej libreza. Nuk kishte vonuar shumë dhe në vendin e ndalimit kishte ardhur edhe vetura e dytë, një xhip. Veturën e dytë kishte qenë duke e vozitur djali tjetër i Adem Grabovcit ndërsa kishte qenë i shoqëruar me një djalë dhe një vajzë. Polici kishte qenë duke pritur që t’i tregohej libreza e sjellë dhe djali që kishte qenë nën shoqërinë e djalit të Grabovcit tenton të afrohet tek makina. Polici Selaci ia kishte tërhequr vërejtjen që të mos afrohej dhe pa pritë, djali i Grabovcit që po voziste veturën xhip, i kishte rënë policit grusht në fytyrë. Për të zmbrapsur sulmin, polici i goditur kishte përdorur edhe sprejin ndërsa kishin ardhur edhe përforcime të tjera nga policia. Policët e posaardhur e kanë dërguar kolegun e goditur për t’ia dhënë ndihmën e parë ndërsa dy djemtë e Grabovcit dhe dy dëshmitarët okularë ishin shoqëruar për në stacion policor. Polici tregon për gazetën “Zëri” se ishte goditur nga vozitësi i veturës xhip që kishte ardhur për t’ia sjellë librezën e veturës shoferit të ndaluar. “Më ka goditur ai që ka ardh për t’ia sjellë librezën. Nuk e di nëse ka pasur diçka në dorë, më ka sulmuar në fytyrë”, thotë polici Selaci nga stacioni policor në Fushë Kosovë Burime të gazetës brenda organeve të rendit, qartësojnë se e tëra ka ndodhur në orët e para të ditës së premte, të javës që po lëmë pas. Pa dhënë detaje se kush kanë qenë sulmuesit, Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës njofton se ka ndodhur një rrahje në afërsi të një pompe në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, për çka një polic i Kosovës është detyruar të përdorë sprej. “Ngjarja që në polici është regjistruar si mospërfillje e urdhrave të ligjshme apo mospërfillje e urdhrave të policit është regjistruar më datën 15 shkurt në ora 1 e 15. Një polic i njësisë së trafikut kishte urdhëruar ndaljen e një veture për çka edhe ka pësuar një rrahje ku është sulmuar i njëjti polic”, ka thënë Ahmeti duke konfirmuar shoqërimin e dy të dyshuarve dhe dy dëshmitarëve për në vend të ngjarjes. “Të dyshuarit janë të lindur më 1991 dhe 1993 por nuk mund të flasim për detaje të tjera”, ka shtuar më tutje ajo. Ndonëse Ahmeti nuk ka dhënë detaje të tjera përkitazi me rastin, zyrtarë policorë me kusht anonimiteti që në atë kohë kanë qëlluar në stacion kur janë sjellë të dyshuarit, tregojnë për sjellje të pahijshme të tyre. “Ata janë sjellë duke reaguar se pse janë sjellë aty duke e pasur parasysh se djemtë e kujt janë”, ka thënë një zyrtar policor. Gazeta gjatë të martës ka bërë përpjekje që të kontaktojë me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin përkitazi me këtë rast, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pavarësisht insistimit të disahershëm të gazetës. Pas intervistimit në stacion policor dhe në konsultim me prokurorin themelor, të ndaluarit sipas saj janë liruar në procedurë të rregullt. Departamenti i përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë përkatësisht prokurorja Merrushe Llugiqi tashmë ka në duar këtë rast. E kontaktuar nga gazeta për të mësuar më shumë rreth rastit që ka në duar që nga 15 shkurti, prokurorja e rastit me të kuptuar interesimin e gazetës, ka thënë se nuk ka kohë që të flasë me gazetarët. Shefi i saj madje, kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Imer Beka as që është lajmëruar, pavarësisht tentimeve të disahershme të gazetës

Tuesday, February 19, 2013

Enver Hoxha, foto e rallë prej “playboy”

Një fotografi e rrallë, që shfaq Enver Hoxhën, me pamje "playboy," është realizuar pasi ai ka mbërritur në aeroportin e Varshavës më 22 qershor 1948, për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm komunistë. Pamje e jashtme tejet perëndimore për të qenë udhëheqës i një shteti të bllokut lindor, kjo ishte përshtypja e gazetarëve të huaj për 40-vjeçarin Enver Hoxha.Agjencitë e lajmeve kanë fiksuar në aeroportin e Varshavës mbërritjen e Kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, sekretar i përgjithshëm i PKSH, gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës të veshur civil. Në fotografinë e publikuar nga mediat shqiptare, Hixha bie në sy për kostumin me ngjyrë të çeltë, kravatën ku ishte stampuar një zambak i bardhë dhe borsalinën po me ngjyrë të çeltë. Të jepte përshtypjen e një plejboji (playboy) që vinte për aventura në kryeqytetin polak. Por Enver Hoxha do të merrte pjesë në Konferencën e Varshavës të vitit 1948, një takim i Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, BRSS, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë dhe ku në sallë do të paraqitej me kostum të errët me një shami të bardhë në xhepin e sipërm, por me të njëjtën kravatë. Ishte më karizmatiku i këtij tubimi të shefave të diplomacisë së tetë vendeve të bllokut lindor. Kjo ngjarje ishte e vetmja vizitë e Enver Hoxhës në Poloni. /Indeksonline/

Monday, February 18, 2013

Ja cfare i ndodh kesaj modele "mendjemadhe" (Video)

Ja cfare trupi ka bere ky femij (Video)

Hajdutet profesionist organizojne vjedhjen ne me pak se 1 min (VIDEO)

Ja cfare bejne Stjuardeset kur jan vetem ne avion !!!




Shqiptari i’a shqyen xhaketën serbit, për shkak të emblemës së Serbisë

Xhaketa me emblemën e Serbisë ka qenë shkak për një zënkë dhe reagim të një shqiptari ndaj një serbi në periferi të Kumanovës. Ngjarja ka ndodhur në pompën e benzinës “Tvins Petrol” në afërsi të stacionit hekurudhor në Kumanovë, kur A.D, 33 vjeç nga fshati Çerkez ka reaguar ndaj M.N, 24 vjeç nga fshati Lubodrag, pasi që kishte të veshur një xhaketë me emblemën e Serbisë. Shqiptari fillimisht është zënë me të riun e komunitetit serb, ndërsa më pas e ka sulmuar dhe kërcënuar, ka informuar policia në Kumanovë. Ai me këtë rast ka arritur që serbit me një thikë t’ia shqyej emblemën nga xhaketa, transmeton Ina. Por, autori i kësaj ngjarje ka theksuar se ishte përfshirë në konflikt me serbin dhe se ka pasur një zënkë dhe kërcënime nga të dyja palët. Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar personin A.D, i cili siç thuhet është i njohur për kryerjen edhe të veprave të tjera të kësaj natyre.

Shikoni sa truproje ka kryeministri turk (VIDEO)

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan njihet si njëri ndër liderët botërorë me më shumë truproje dhe mbrojtje më të sotisfukiar. Gjithashtu dihet se deri më tani ai i ka shpëtuar disa atentateve, shumica e të cilëve asnjëherë nuk janë publikuar zyrtarisht e as që kanë bërë bujë mediatike. Në një video të publikaur nga agjencia e lajmeve IHA, shihet se sa veta njëkohësisht i rrijnë afër Erdoganit.

Do futej në fushë, harroi të vishte brekët (VIDEO)