Wednesday, November 28, 2012

Shikojeni skandalin: Shqiptarët si afrikanët, s’kanë parë kurrë tortë! (Video)

Në sheshin “Skënderbej” është krijuar kaos nga qytetarët, të cilët shtyhen që të marrin një copë nga torta e Pavarësisë. Dëshira për të shijuar tortën po shoqërohet me tension, pasi qindra persona, sidomos të rinj, po shtyjnë njëri-tjetrin. Mësohet se një gruaje rreth të 40-ve i ka rënë të fikët nga dyndjet që ndodhin. Qytetarët janë turrur mbi tortë, duke treguar një babëzi të mjaft njerëzve, ca nga kurioziteti e ca me sa duket të paushqyer mirë për Ditën e Pavarësisë, pasi njerëz me qese e me tasa turren të marrin sa më shumë. Forcat policore u detyruan të ndërhyjnë, për të parandaluar adoleshentët dhe djemtë e rinj, të cilët u sulën mbi tortë si të babëzitur dhe po hanin me dorë, sa arritën deri atje, duke hipur dhe me këmbë mbi ëmbëlsirën. Ata që u dyndën mbi tortë ishin më të shumtët djem të rinj dhe ndoca gra me tepsi, të cilat merrnin tortën me vete. Të rinjtë nisin të gjuajnë me tortë. Disa të rinj kanë hipur mbi tortë dhe po godasin si me topa bore. (ORAinfo)