Wednesday, November 28, 2012

Edhe “Google” bëhet kuqezi!

Edhe “Google” uron Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë. Sapo akrepat e orës kaluan mesnatën e së martës, faqja më e vizituar në internet u shfaq me simbolin tonë kombëtar: sfond të kuq e shqiponjën e zezë në mes, si dhe numrin 100.