Tuesday, November 27, 2012

Milani kërkon leje për 15 vjeçarin që të luaj në Serie A (Video)

Gjiganti i futbollit italian, Milani, është i gatshëm që të bëjë një kërkesë të veçantë bordit të Serie A që të lejoj 15 vjeçarin, Hachim Mastourin të luaj. Sipas rregullave aktuale, futbollistët më të ri se 16 vjeç nuk kanë të drejt të luajnë në rangun më të lartë të futbollit italian, por ‘rossonerët’ janë të vendosur që t’i japin rastin tinejxherit të tyre të talentuar. Italiani me prejardhje marokene ka impresionuar trajnerin Massimilano Allegrin me lojërat e tij në skuadrën e juniorëve të cilën e udhëheqë Filippo Inzaghi. (ORAinfo)