Monday, November 12, 2012

Na ishte dikur Pele, SOT ËSHTË MESSI

Se Lionel Messi po tejkalon parashikimet e ekspertëve dhe se që tani ndoshta është futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave, tregojnë edhe statistikat dhe golat e tij. Me dy golat e shënuar ndaj Majorkës, Messi ka thyer rekordin e legjendarit Pele, që në vitin e largët 1959, Pele nga 1 janari deri më 31 dhjetor shënoi 75 gola me Santosin dhe Brazilin ndërsa Messi tani ka 76 gola. Por misioni i Messit nuk ndalet me kaq pasi që ai do të synoi edhe rekordin e Gerd Mueller, i cili në vitin 1972 shënoi 85 gola me Bayern Munichun dhe Gjermaninë. Messi vazhdon të prijë në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga edhe këtë edicion duke patur 15 gola, 4 më shumë se Cristiano Ronaldo./indeksonline/