Saturday, December 29, 2012

Sa paguan për divorce, pse se bleve Ronaldon!?

Mediat italiane po analizojnë një anë financiare interesante për bosin e Milanit, Silvio Berlusconi. Tre divorce të Berlusconit të arritura viteve të fundit, do të kishin vlerën e Cristiano Ronaldos. Kjo matematikë po analizohet në Itali. Berlusconi tani është shkurorëzuar edhe nga ish bashkëshortja e tij Veronica Lario të cilës do ti paguaj shumën prej 36 milion euro në vit. Ky është shkurorëzimi i tretë brenda pak viteve, ndërsa pas këtyre shkurëorëzimeve, Berlusoni ka harxhuar plot 100 milion euro. Me këto para, bosi italian mendohet se mund të kishte blerë Cristiano Ronaldon në Milan. Madje mediat po e tallin Berlusconin duke thënë se po shet lojtarë nga Milani vetëm për të paguar divorcet e tij./Indeksonline/