Tuesday, December 11, 2012

12 mijë tifozë të dëshpëruar, vetëm ky i lumtur

Mediat italiane e kanë publikuar foton e një tifozi Italian i cili është bërë i njohur për “vetminë” e tij. Në ndeshjen e djeshme mes Sampdorias dhe Udineses, tifozi italian Henry Brovedani ishte i vetmi që kishte udhëtuar në Sampdoria për të bërë tifo për skuadrën e tij Udinese. Përafërsisht 12 mijë tifozë thuhej se ishin të Sampdorias, ndërsa Brovedani ishte i vetëm. Afër vetes mbante një flamur të Udineses ndërsa rrinte gjatë tërë kohës në këmbë, Sipas një përllogaritje qesharake, 12 mijë tifoz dolën të dëshpëruar nga stadium, ndërsa Brovedani me siguri që ishte i lumtur pasi që Udinese fitoj me rezultat 2 me 0./Indeksonline/