Sunday, December 9, 2012

A e keni vërjetur këtë gjë te Reali?

Si asnjëherë më parë Jose Mourinho ka eksperimentuar një mbrojtje krejtë ndryshe në ndeshjen ndaj Valladolid. Mourinho gjatë tërë ndeshjes kishte në lojë 4 taktika të ndryshme në mbrojtje. Startoj ndeshjen me Ramos e Pepe në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah të mbrojtjes luajtën Nacho e Arbeloa. I pakënaqur me lojën e Nachos, Mourinho e largoi atë nga loja në pjesën e dytë duke futur Di Marian. Si mbrojtës i krahut të majtë kaloj Callejon. Në minutën e 60 Mourinho përsëri bëri ndryshime duke kthyer në qendër të mbrojtjes Alonson, duke larguar nga loja Arbeloan ndërsa në krahun e djathtë kaloj Ramosin. Pas minutës së 73-të, Mourinho bëri ndryshimin e katërt duke futur në lojë Varanen ndërsa e largoj Benzeman. Varane u bë mbrojtës i djathtë, Pepe e Ramos qendërmbrojtës, ndërsa Callejon vazhdoi si mbrojtës i majtë./Indeksonline/