Friday, December 14, 2012

FIFA nuk pranon rekordin e Messit

Shumë po flitet e përflitet për rekordin e Leo Messit dhe golave të shënuar gjatë një viti kalendarik, por shtëpia e futbollit FIFA edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se nuk e njeh rekordin e Messit, e as edhe një rekord tjetër. nuk dëshiron që të jetë pjesë e debateve publike në lidhje me numrin e golave të shënuar brenda një viti kalendarik. Në fakt, Leo Messi, para disa ditëve sipas shumë mediave theu rekordin e gjermanit Gerd Muller, nga Zambia vijnë lajme se Godfrey Chitalu është rekordmen, derisa brazilianët thonë se Zico është një gol larg argjentinasit. Shtëpia e futbollit FIFA, thekson se nuk është e mundur të menaxhohen çdo ndeshje e luajtur dhe shumë statistika mungojnë, kështu që nuk është e mundur të caktohet një rekord zyrtar për momentin. “FIFA për momentin nuk ka një bazë të dhënash të çdo ndeshje të luajtur në çdo vend të botës, prandaj ne për momentin nuk mund të konfirmojmë edhe zyrtarisht se kush ka shënuar gola më së shumti brenda një viti kalendarik”, theksoi përfaqësuesi i FIFA-s, Alex Stone. Stone gjithashtu tha se FIFA nuk do të pranoi zyrtarisht rekordin e Messit.