Monday, December 3, 2012

“Marca” njofton divorcin Real-Mourinho

Divorc! Titulli i madh i Marca-s në ditën e sotme lë pak vend për interpretime. Jose Mourinho nga sezoni I ardhshëm nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit. Trajneri portugez dhe presidenti Florentino Perez prej kohësh janë të ndarë brenda shtëpisë së Los Blancos, dhe ekskluzivja e të përditshmes madrilene zbulon se Mourinho dhe numëri 1 i klubit kanë vendosur të ndërpresin marrdhënien e tyre në fund të sezonit, duke gjetur një zgjidhje kontraktuale për marrëveshjen që e lidh teknikun me madrilenët deri më 30 Qershor të 2014. Divorci, në fakt, ishte në ajër prej kohësh, pasi zërat për një kalim të mundshëm të portugezit në “Parc de Prince” apo ulja në stolin e Man. City ishin bërë gjithmonë e më shumë të forta. Arsyeja që ka cuar në këtë ftohje mes trajnerit dhe portugezit, që një sezon më parë ishin në sinkron me njëri-tjetrin, mendohet se janë përcarjet brenda dhomës së zhveshjeve të trajnerit me lojtarët, të shprehura nga Sergio Ramos dhe Casillas por të kuptuara dhe nga dëshpërimi i Ronaldos. Perez njëkohësisht nuk ka kapërdirë lehtë diferencën me Barcelonën në renditje, mungesën e rezultateve, betejën me gjyqtarët, sulmet e Mourinhos me klubin apo ftohjen me publikun madrilen. Të gjitha këto veprime të portugezit kanë qënë të mjaftueshme për të bindur Perez se projekti i Realit nuk mund të vazhdojë më me Mourinhon, pavarsisht se “The Special One”, ishte trajneri që udhëhoqi Realin drejt një titulli rekordesh si përsa i përket pikëve të grumbulluara por gjithashtu dhe golave të shënuar.