Thursday, December 27, 2012

Ofertë bombë nga Rusia - 90 mil. euro për Messin

Një klub rus besohet se ka bërë një ofertë prej 90 milionë eurosh për superyllin argjentinas, Lionel Messi, vetëm e vetëm që ai të largohet nga Barcelona. Sipas El Mundo Deportivos, që nuk ka zbuluar emrin e klubit, babi i Messit ka qenë i përfshirë në negociata me një klub rus, i cili i ka ofruar Messit një kontratë trevjeçare me përfitime prej 30 milionë eurosh në vit. Ky klub besohet se është në gjendje të paguajë edhe klauzolën e vënë nga Barcelona prej 250 milionë eurosh. Jorge Messi i ka treguar djalit të tij Lionel se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa oferat është hedhur poshtë nga superylli. /Telegrafi/