Tuesday, December 11, 2012

Bombë: Rekordi i Messit i rremë (video)

Rekordi përsa i përket golave të shënuar në një vit kalendarik nuk i takon Lionel Messit: Është ky lajmi bombë që mund të lexohet në faqen online të prestigjozes sportive spanjolle "AS". Sipas gazetës iberike, futbollisti që mbart këtë rekord është ish lojtari i Zambias, Godfrey Chitalu. I lindur në 1947, Chitalu në vitin 1972 ka shënuar plot 107 gola, siç e tregon edhe fotoja më sipër. Problemi është se FIFA nuk do ta njohë këtë rekord duke zyrtarizuar atë të yllit argjentinas Lionel Messi me 86 gola të shënuar deri tani.