Sunday, December 9, 2012

Start i egër i Oliveiras ndaj Pjaniqit (video)

Në ndeshjen e mbrëmshme të Serie A ndermjet Romës dhe Fiorentinës pati shumë gola, por edhe ndërhyrje të ashpra. Reprezentuesi boshnjak, Miralem Pjaniq ishte në qendër të vëmendjes. Në një moment Pjaniq tentoi të driblonte afër vijës së autit, megjithatë, Rube Oliverira shkaktoi ndërhyrje të palejueshme e më pas qëllimisht shkeli në këmbë boshnjakun. Më pas u shkaktuar rrëmuje ndërmjet futbollistëve të Romës dhe Fiorentinës, pasi që ‘ujkonjat’ i dolën në mbrojtje Pjaniq, ndërsa uruguaiani u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. (ORAinfo)