Friday, December 14, 2012

Casillas "tallet" me pantallonat e Benzema

Portieri dhe kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas ka hedhur disa batuta miqësore në lidhje me veshjet e pazakonta, në kuptimin e modës, që përdor sulmuesi francez Karim Benzema, duke shpjeguar se kurrë nuk është kritik ndaj kësaj gjëje, edhe pse nuk i pëlqen. "Pantollonat e Benzemasë janë aq magjepëse, sa sigurisht kanë rrëmbyer edhe vëmendjen tuaj. Ato kanë shumë ngjyra dhe nuk ka si të mos vihen re. Karim është një djalosh i guximshëm në lidhje me këtë. Them kështu, pasi i duhet të paguajë një "taksë" si një figurë publike", është shprehur Casillas për katalanasen "Sport". /albeu.com/