Tuesday, October 9, 2012

Anulohet hedhja nga 36 mijë metra - Stratosfera (video)


(I Freskuar) Për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, hedhja nga stratosfera e Felix Baumgarnerit është anuluar.
Baumgartner është larguar nga kapsula.
Ishte planifikuar që pas disa shtyrjeve, përfundimisht në ora 19:30 sipas kohës sonë, Baumgartner të filloj ngjitjen në stratosferë.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur mund të rifilloj misioni.
……………………………………………………………………………………………..
Aventuristi austriak, Felix Baumgartner, i njohur si “Felixi i pandalshëm”, do të ekzekutoj sot hedhjen nga lartësia 36 mijë e 576 metra, ndërsa tërë këtë ngjarje mund ta ndiqni drejtpërdrejt.
Me këtë hedhje ai do të tentoj të vendos rekord botëror në kërcimet ekstreme me parashutë. Ai do të hidhet nga stratosfera.
Nëse lejojnë kushtet atmosferike, Felix do të hidhet nga stratosfera rreth orës 15:30 me ndihmën e një baloni të mbushur me helium.
Portali ORAinfo.com është pjesë e mbulimit medial të kësaj ngjarje e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 100 shtete të botës. (ORAinfo)