Sunday, October 21, 2012

Kryeministri Thaçi mbetet pa para


I shpenzuan deri në centin e fundit. E tash gati tre muaj pa përfunduar viti kabineti i Kryeministrit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, Hashim Thaçi, ka mbetur pa para të dedikuara për mallra dhe shërbime.
Për t’i mbuluar shpenzimet për dreka, darka e udhëtime zyrtare në fillim të tetorit është dashur të marrin para shtesë nga rezervat buxhetore.
E atë jo më pak se 300 mijë euro. Prej tyre, 200 mijë për kabinet e 100 mijë tjera për zyrën e shefit të ekzekutivit.
Krejt kjo sherri i shpenzimeve të paparashikuara që i kanë bërë zyrtarët e lartë të institucioneve kohëve të fundit.
Se i kanë shpenzuar të gjithë 2.7 milionë eurot e parapara qysh në fillim të vitit fiskal për këtë kategori e pranojnë edhe në Kryeministri.