Tuesday, October 16, 2012

Mourinho: Një madrilen duhet të vdesë në fushë!

Jose Mourinho ka deklaruar se të qënit trajner i Real Madridit është një ndjenjë e veqantë dhe ndryshe nga ato tjerat që i ka përjetuar. ”Çdo punë i ka edhe vështirësitë e saj. Në fillim kemi vuajtur shumë, jemi kritikuar, tifozët janë ankuar për lojëra jo të mira. Kaloi një kohë kur të gjithë i bindëm me aftësitë tona. Tani në rrugë ne na përshëndesin, jemi të çmuar dhe të vlerësuar. Është ndjenjë ndryshe për të qenë në krye të Real Madridit. Duhet shikuar historinë dhe trofenjtë e skuadrës për të vlerësuar atë që kemi. Një madrilen duhet të vdesë në fushë, këtë po e them në thonjëza por ka diçka kuptim nga kjo që dua të them” deklaroi Mourinho./indeksonline/