Wednesday, March 20, 2013

Prezantohet Audi A5

Pas Audi A4 sedan, kompania gjermane ka prezantuar edhe modelet Audi A5 kabriolet Sportback, S dhe RS modele me perfomanca të larta. Modeli i ri Audi A5 do të veçohet për peshën e vogël dhe me karakteristikat tjera të cilat ndikojnë në harxhime më të vogla. Ky model i ri do të jetë për 100 kilogramë më i lehtë se ai aktual, dhe pritet të jetë në dispozicion me Ultra pakon e cila me përdorimin e aluminit dhe metodave tjera do të sjellë edhe ulje të mëtejshme të peshës së tërësishme. Merita të mëdha për peshën e zvogëluar natyrisht që ka edhe platforma modulare e emërtuar “MLBevo”, e bërë duke u bazuar në platformën ekzistuese atë MLB. Versioni RS do të fitojë edhe motorin me dy turbo kompresorë dhe 470 kuaj fuqi.