Wednesday, October 10, 2012

Beckham, momente të “nxehta” me një tifoze


E pranishme në një ndeshje të futbollit në kampionatin amerikan, një tifoze pati luksin të merrte si dhuratë një fanellë nga David Beckham, por edhe një përqafim të ngrohtë në të njëjtën kohë të yllit të LA Galaxy.
Ajo çka ra në sy më tepër në foton e ditës në stadiumin e Kalifornisë ishte edhe buzëqeshja që anglezi i fali tifozes së rastësishme, por edhe afrimi te gjoksi i saj. Por, në fakt, ajo nuk ishte e vetmja që bëri për vete shumë tifozë të grupmoshave të ndryshme pas ndeshjes së Galaxy me Real Salt Lake.
37-vjeçari u ndal për të folur edhe me të tjerë, duke i përshëndetur apo edhe u dhënë mjaft autografe