Saturday, October 20, 2012

Spektakël me nëntë gola, Messi hettrik !

Skuadra e Barcelones ka fituar me mjaft mundim ndeshjen ndaj Deportivo La Coruna me rezultat 4 me 5. Një super fillim për katalunasit të cilët realizuan 3 herë vetëm brenda 18 minutave përmes Albas, Tellos dhe Messit. Epërsia u ngushtua nga Pizzi dhe Bregantinos në minute e 26 respektivisht të 37, por Messi 6 minuta më vonë shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçen. La Coruna e filloi për mrekulli pjesen e dytë duke ardhur te goli përmes Pizzit në minuten e 47, por këtu drama nuk mbaroi, sepse Messi shënoi hat-trick për të 5 me 3, por Alba me autogol prap ngushtoi epërsin dhe i dha shpresë vendasve, por që më gola nuk pati.