Monday, October 8, 2012

Pritet dënimi për gjestin e ligë të Van Persie

Robin Van Persie pritet të dënohet me disa ndeshje moslojë pas një gjesti të ligë që e bëri në ndeshjen ndaj Newcastle United.

Sulmuesi i Manchester United e ka goditur me bërryl mesfushorin e Newcastle, Yohan Cabaye.

Rasti është duke u hetuar nga komisioni disiplinor, ndërsa edhe trajneri i Newcastle, Alen Pardew ka bërë thirrje që të shikohet më vëmendje ky rast të cilën e quajti si të mjerë.

Van Persie e goditi Cabayen me bërryl edhe pse nuk ishin në kontakt për top.

Rivaliteti mes tyre është që nga koha kur Van Persie ishte te Arsenali, ndërsa kishin një konflikt në edicionin e kaluar.