Wednesday, February 20, 2013
Milani i'a prishë fushën Barcelonës!
Ende pa filluar supersfida e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Barcelonës, kanë ardhur ankesat e para për kësaj ndeshje. Skuadra e Barcelonës është ankuar në terrenin që ka përgatitur Milani.
Jordi Roura ka vlerësuar se Milani mund ta ketë bërë qëllimisht pasi që ka patur kohë sa të duash për rregullimin e barit të fushës pas ndeshjes me Parmën. Edhe lojtarët në stërvitjen e sotme janë ankuar në terrenin e Milanit.
Mediat spanjolle e kanë quajtur terrenin aktual të Milanit, si një fushë të patateve.
Kjo nuk është hera e parë që Barcelona ankohet në kundërshtarët që prishin terrenin, me qëllimin për të prishur lojën e tyre me pasime për toke, gjë e cila vështirëson më masë të madhe./Indeksonline/