Tuesday, November 27, 2012

Tërmet në Vlorë

Në Fier e në Vlorë, ku aktualisht janë me qindra mijëra njerëz, janë ndjerë lëkundje tërmeti në orët e mbrëmjes. Burime të sizmologjisë thonë se tërmeti e ka pasur epiqendrën në Strum të Fierit. Nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale, shkruan tema. Ndërkohë parashikimet e motit flasin në përgjithësi për reshje në të gjithë Shqipërinë. Duket se njësoj si atëherë, edhe tani do kemi reshje. Edhe pse ka njëfarë shprese se parashikimet e motit nuk janë përgjithësisht të sakta!/Indeksonline/