Monday, December 10, 2012
I’a bllokuan veturën, Balotelli i dobët
Me siguri që derbi ndaj Manchester United mund të jetë derbi i fundit lokal që Balotelli mund ta ketë shijuar në ndeshjen me Cityn.
Sulmuesi italian nuk tregoi asgjë edhe në këtë ndeshje, edhepse pati shansin të luaj që nga minuta e parë.”Unë e dua Marion. Jam i bindur në cilësitë e tij. Unë i dhashë shansin për të luajtur mirpo ai nuk bëri asgjë.
Është koha që seriozisht ai të mendoj për punën e tij” deklaroi Mancini pas ndeshjes. Injoranca ndaj Mancinit pas zëvëndësimit të tij, dhe loja e dobët e treguar në fushë nuk ishte e vetmja për Balotellin.
Pas ndeshjes disa tifozë nga Manchesteri i kishin bllokuar daljen e tij me veturën e tij Bentley Continental. Fyerje e trokitje në dritaren e veturës u përgatitën për sulmuesin italian që nuk po tregon asgjë në këtë edicion./indeksonline/