Plotësim: Lirohet Albin Kurti, i cili menjëherë
pas lirimit iu është bashkuar aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në
sheshin “Nëna Terezë”, për të protestuar kundër takimit Thaçi – Daçiç
dhe kundër bisedimeve me Serbinë.
++++++++++++++
Në këtë protestë janë arrestuar dhjetë aktivistë të Vetëvendosjes, në mesin e tyre edhe deputeti Liburn Aliu.
Aktivisti i VV-së Zgjim Hyseni ka thënë për Klan Kosova aksioni ka filluar prej orës tetë.
“Sot kur është dita e parë e punës së kryeministri Thaçi, pas takimit me
Ivica Dacic dhe kjo nuk mund të shkoj sikur më herët. Dhjet aktivist
janë arrestuar në mesin e tyre edhe deputeti Liburn Aliu”, ka thënë
Hyseni.
Sipas tij Policia ka përdorur shufra gome dhe gazë lotsjellës për t’i
shpërndarë protestuesit e mbledhur para ndërtesës së qeverisë.
Ai tha se do ta vazhdojnë protestën e tyre para qeverisë derisa kjo është e mundshme.