Thursday, November 15, 2012
Cili është goli më i mirë i 2012-s? (Video)
Ka nisur gara për të zgjedhur golin më të mirë për vitin 2012-të. Çmimi quhet “Pushkash” dhe jepet nga FIFA. Njerëzit nga e gjithë bota do të kenë mundësi të zgjedhin se cili nga 10 golat e përzgjedhur nga FIFA meriton të fitojë çmimin.
Çdo kush mund të votojë nga faqja FIFA.com dhe francefootball.fr. Votimi do të mbyllet me 29 nëntor dhe tre golat më të votuar do të njoftohen me anë të një konference për shtyp.
Çmimi “Pushkash”, është krijuar në nder dhe kujtim të Ferenc Pushkash, kapiten dhe yll i kombëtares hungareze në vitet 1950
Wednesday, November 14, 2012
Ibrahimoviq shenon nga 30 m me gersher(video)
Zlatan Ibrahimoviq shenoi ne perballjen kunder Danimarkes nje gol qe ndoshta do te shpallet si gol i vitit 2012
Rrihen e theren mes vete edhe në diasporë
Si pasojë e një përleshjeje ndërmjet të rinjve shqiptarë në stacionin hekurudhor në Solothurn të Zvicrës është plagosur me thikë një i ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma në stacionin e Solothurnit, raporton Albinfo. 18-vjeçari i lënduar në këtë zënkë ka deklaruar për mediet zvicerane se kishte bërë përpjekje për të qetësuar situatën, por përleshja mes tyre vetëm sa ishte përshkallëzuar. Ai pranon se njërin prej tyre e ka përplasur në tokë. “Por, vetëm sepse kam ndihmuar kolegët e mi”, tha i riu nga Maqedonia. Sipas tij, kjo nuk ka përfunduar vetëm me rrahje. “Unë befas ndjeva një goditje me thikë në shpinë. Dhe një tjetër, në anën tjetër. Pastaj djemtë ikën. Unë pashë vetëm gjakun duke rrjedhur poshtë mbi mua”, kujton ngjarjen e tmerrshme i riu nga Maqedonia. Policia ka arrestuar të dielën dorasin, i cili kishte therur bashkëkombësin e tij nga Maqedonia. Bëhet fjalë për shtetasin zviceran me origjinë nga Kosova, i cili po punonte në zyrën e tatimeve. “Unë nuk kam asnjë ide pse ka ndodhur ky rast”, tha babai i dorasit.”Djali im është në të vërtetë një njeri i mirë. Unë nuk mund ta shpjegoj se si ka mundur të ketë thikë”, tha ai për gazetën “Blick”. Dorasit 17-vjeçar i është shqiptuar masa e paraburgimit prej shtatë ditëve.
KLIKO NE KATORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON:
KLIKO NE KATORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON:
Tuesday, November 13, 2012
Messi i bie shuplakë David Villas
Gazeta spanjolle "El Confidencial" ka shkruar se në zhveshtoren e Barcelonës pas ndeshjes me Mallorca ka ardhë deri tek konfrontimi ndërmjet Leo Messit dhe David Villas. Që Leo Messi dhe David Villa nuk janë më miq, shihet qartë. Në disa ndeshjet e fundit është parë se si ata fjalosen gjatë ndeshjes pas ndonjë shansi të parealizuar.
David Villa në ndeshjen kundër Mallorcas nuk i ka festuar golat e shenuar nga Messi.
Sipas gazetës spanjolle, Messi ka tentuar që të "kryej llogaritë" edhe fizikisht me Villan, ku edhe e ka goditur me shuplakë.
Këto shkrime të këtij tabloidi spanjoll duhet të miren me rezervë, pasi edhe më herët ka publikuar lajme të pavërteta.
Monday, November 12, 2012
Edhe një Corleone në skenë, Naser Corleone
Aktori Naser Rafuna ka bërë një ndryshim drastik në look-un e tij për xhirimet e programit të Vitit të Ri
Ai ka publikuar një foto ku shihet me ‘tattoo-t’ që ka Vali dhe me “mjekrën e komplikuar" të Valit për skeçin "Ujqit".
Kjo është pëlqyer shumë nga fansat e aktorit në Facebook, ku i kanë shkruar dhjetra komente duke e përgëzuar për këtë ndryshim drastik./InfoGLOBI/
A është ky telefoni më fantastik që keni parë ndonjëherë?
Bëhet fjalë për Samsung Galaxy S3. Eshtë apo jo ky telefoni më i mirë që është krijuar deri më tani po jua lejmë ju në dorë ta gjykoni! Lajmekspres.com ju paraqet këto foto të cilat do tju ndihmojnë në gjykimin tuaj. /lajmekspres/
Na ishte dikur Pele, SOT ËSHTË MESSI
Se Lionel Messi po tejkalon parashikimet e ekspertëve dhe se që tani ndoshta është futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave, tregojnë edhe statistikat dhe golat e tij.
Me dy golat e shënuar ndaj Majorkës, Messi ka thyer rekordin e legjendarit Pele, që në vitin e largët 1959, Pele nga 1 janari deri më 31 dhjetor shënoi 75 gola me Santosin dhe Brazilin ndërsa Messi tani ka 76 gola.
Por misioni i Messit nuk ndalet me kaq pasi që ai do të synoi edhe rekordin e Gerd Mueller, i cili në vitin 1972 shënoi 85 gola me Bayern Munichun dhe Gjermaninë.
Messi vazhdon të prijë në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga edhe këtë edicion duke patur 15 gola, 4 më shumë se Cristiano Ronaldo./indeksonline/
Subscribe to:
Posts (Atom)





