Thursday, March 21, 2013

Ja si shkarkohet kamioni për 1 minutë (video)

Duket se një shofer në Tajvan do të mund të stoliset me titullin e shkarkuesit më të shpejtë të kamionit – nëse një titull i tillë do të ekzistonte. Në Youtube është postuar një video ku një shofer shkarkon kamionin e tij për 1 minutë – pa pasur nevojë për ndihmën e askujt. Se si shkarkohet shpejt kamioni i mbushur me drunj të bambusë mund të shihni në video-materialin në vijim.

Shiko se qfar ndodhi gjate lajmeve ne KTV (video)

Eksluzive:Pas shume viteve mos hyrje dhe enigme po ju sjellim pamjet e tunelit ushtarak te aviacionit ne Sllatine.(VIDEO)

Zbulohet Nje sekret i Nora Istrefit, Zanfina Ismajlit dhe Fjolla Krasniqit (Video)

Wednesday, March 20, 2013

Prezantohet Audi A5

Pas Audi A4 sedan, kompania gjermane ka prezantuar edhe modelet Audi A5 kabriolet Sportback, S dhe RS modele me perfomanca të larta. Modeli i ri Audi A5 do të veçohet për peshën e vogël dhe me karakteristikat tjera të cilat ndikojnë në harxhime më të vogla. Ky model i ri do të jetë për 100 kilogramë më i lehtë se ai aktual, dhe pritet të jetë në dispozicion me Ultra pakon e cila me përdorimin e aluminit dhe metodave tjera do të sjellë edhe ulje të mëtejshme të peshës së tërësishme. Merita të mëdha për peshën e zvogëluar natyrisht që ka edhe platforma modulare e emërtuar “MLBevo”, e bërë duke u bazuar në platformën ekzistuese atë MLB. Versioni RS do të fitojë edhe motorin me dy turbo kompresorë dhe 470 kuaj fuqi.

Ja se çfarë ndodh në internet brenda një minute

Nga gjigandi Intel janë sjellë disa të dhëna interesante në lidhje me atë që ndodh në internet çdo minutë. Në studim thuhet se më shumë se 204 milion e-maile dërgohen çdo minutë. 47 mijë apps shkarkohen, ndërsa shitësi online, Amazon, grumbullon 83 mijë dollarë në minutë. Rreth 20 milion foto shihen çdo minutë. 6 milion faqe në Facebook shihen çdo minutë. Po ashtu, brenda 60 sekondash, në mbarë botën shikohen 1.3 milion video në YouTube. 20 viktima të vjedhjes së identitetit shënohen çdo minutë. Për një minutë dëgjohen në total 61.141 orë muzikë. Në Google, brenda një minute ka mbi 2 milion kërkime. Çdo minutë ka 1300 përdorues të rinj të internetit në celular.

Prit pak, në dasma duhet të jemi të gëzuar të gjithë (VIDEO)

Një vogëlushe e luleve është kthyer në një sensacion në internet, pasi është filmuar duke qarë me të madhe ndërsa i drejtohej altarit ku do martohej një çift. Video simpatike është postuar në faqen e America’s Funniest Home Videos dhe është kthyer në hit. Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar të qarën tek vajza e vogël, por supozohet se do ketë qenë prania e madhe e njerëzve.

Tuesday, March 19, 2013

Nuk e dinte se lajmet po transmetoheshin live, dhe ja cka ndodhi (VIDEO)

Gafë gjatë emisionit të lajmeve në televizioni lokal turk "Ajans 17". Sapo fillon prezantimin e lajmeve, një personel i stafit shfaqet pas tij duke bërë gjeste qesharake. Spikeri ngelet i shtangur ndërsa pas pak vazhdon me lajmet. Shihni më sipër videon. /albeu.com/

Imazhe spektakolare, ja si duket Dubai nga kati i 85-të (FOTO-LAJM)

Fotografi gjerman, Sebastian Opitz ka realizuar disa imazhe spektakolare të Dubait. Nga kati i 85-të i Kullës së Princeshës ai ka realizuar foto nga këndë të ndryshme. Mes fotove të realizuara prej tij bëjnë pjesë edhe fotot e një nga kullave më të larta në botë Burj Khalifa. I quajtur qyteti i arit, Dubai ofron pamje nga më të bukurat. /albeu.com/








Mercedes me performancë të lartë AMG

Fillimisht makina Mercedes dallohej me rrotat e para dhe me dy njësi prej 4 cilindrash. Më pas ajo dallohej me ndërruesin manual të shpejtësisë. Por , nga fundi i vitit tregun do ta pushtojë nj ë Mercedes i ri , më i shpejt dhe më i fuqishëm. Ai do të ketë performancë më të mirë të versionit AMG .