Wednesday, March 20, 2013

Ja se çfarë ndodh në internet brenda një minute

Nga gjigandi Intel janë sjellë disa të dhëna interesante në lidhje me atë që ndodh në internet çdo minutë. Në studim thuhet se më shumë se 204 milion e-maile dërgohen çdo minutë. 47 mijë apps shkarkohen, ndërsa shitësi online, Amazon, grumbullon 83 mijë dollarë në minutë. Rreth 20 milion foto shihen çdo minutë. 6 milion faqe në Facebook shihen çdo minutë. Po ashtu, brenda 60 sekondash, në mbarë botën shikohen 1.3 milion video në YouTube. 20 viktima të vjedhjes së identitetit shënohen çdo minutë. Për një minutë dëgjohen në total 61.141 orë muzikë. Në Google, brenda një minute ka mbi 2 milion kërkime. Çdo minutë ka 1300 përdorues të rinj të internetit në celular.