Monday, February 18, 2013

Shqiptari i’a shqyen xhaketën serbit, për shkak të emblemës së Serbisë

Xhaketa me emblemën e Serbisë ka qenë shkak për një zënkë dhe reagim të një shqiptari ndaj një serbi në periferi të Kumanovës. Ngjarja ka ndodhur në pompën e benzinës “Tvins Petrol” në afërsi të stacionit hekurudhor në Kumanovë, kur A.D, 33 vjeç nga fshati Çerkez ka reaguar ndaj M.N, 24 vjeç nga fshati Lubodrag, pasi që kishte të veshur një xhaketë me emblemën e Serbisë. Shqiptari fillimisht është zënë me të riun e komunitetit serb, ndërsa më pas e ka sulmuar dhe kërcënuar, ka informuar policia në Kumanovë. Ai me këtë rast ka arritur që serbit me një thikë t’ia shqyej emblemën nga xhaketa, transmeton Ina. Por, autori i kësaj ngjarje ka theksuar se ishte përfshirë në konflikt me serbin dhe se ka pasur një zënkë dhe kërcënime nga të dyja palët. Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar personin A.D, i cili siç thuhet është i njohur për kryerjen edhe të veprave të tjera të kësaj natyre.