Thursday, January 17, 2013

Rooney si Ramos nga penalltia, "gjindet topi" (Video)

Wayne Rooney u rikthye si është më së miri sot në fushë pas një lëndimi të pësuar më parë. Sulmuesi anglez shënoj golin e vetëm për Man United në kualifikimin në FA Cup në fitoren me West Ham. Por rikthimi i tij ka mundur të jetë edhe më i denjë sikur të shënonte nga penalltia në minutën e 80 të ndeshjes. Goditja e Rooneyt ishte larg realiteti pasi që topi përfundoj lart mbi portë. Mediat presin raste të tilla për humor duke bërë montazha të ndryshme se a është gjendur vallë topi i goditjes së Rooneyt. Shakatë angleze kësaj radhe janë përgatitur në një helikopter i cili ka zbritur në fushë së bashku me topin e gjetur nga Rooney. Një rast i ngjashëm është komentuar shumë në media e forume të ndryshme kur ylli madrilen, Sergio Ramos goditi ngjashëm në ndeshjen gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Bayern Munchen.