Sunday, January 13, 2013

Ndërprehet ndeshja, portieri në WC! (Video)

Një rast interesant u pa në ligën e futbollit të Kuvajtit. Ndeshja e ligës së parë u ndërpre për 3 minuta pas kërkesës së portierit kuvajtian. Portierin e kapi nevoja të cilin nuk mundi ta mbajë duke kërkuar që të ndërprehet ndeshja përkohësisht. Gjyqtari vendosi ta ndërprejë ndeshjen ndërsa portieri me nguti braktisi fushën përkohësisht, për tu rikthyer në fushë prapë. Raste të tilla rrallë shihen në futboll.