Wednesday, January 16, 2013

Arrin iPhone më i lirë?

Sipas shkrimit të The Wall Street Journal dhe Bloomberg, Apple thuhet se është duke çpërgatitur një version më të lirë të iPhone, çmimi i të cilit do të mund të ioshte mes 99 dhe 149 dollarëve.Duke u thirrur në burime anonime, Bloomberg pohon që iPhone i lirë do të arrijë diç më vonë gjatë këtij viti. Apple thuhet se është duke negociuar me të paktën një operator të madh mobil në SHBA lidhur me shitjen e këtij telefoni. Po ashtu theksohet që Apple është duke e zhvilluar këtë iPhone më të lirë tashmë dy vite, gjegjësisht që nga marsi i vitit 2011. Informata të ngjashme ka publikuar edhe The Wall Street Journal, që pohon që Apple po përgatitet për publikimin e iPhone të lirë më vonë gjatë këtij viti. Nëse këto thashetheme realizohen, kjo do të ishte një ulje e madhe e çmimeve të telefonave mobilë të Apple. Tani për tani iPhone 4, modeli më i lirë i Apple, në SHBA shitet me çmim prej 450 dollarësh, pa subvencionet e operatorëve mobilë. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe u deklaruan edhe nga Apple. Kështu, Phil Schiller, drejtor i marketingut në Apple deklaroi që Apple gjatë ideimit dhe prodhimit të këtyre pajisjeve gjithmonë ka parasysh kualitetin dhe komponentet më të mira kështu që një iPhone i lirë nuk ka qenë dhe sipas gjasave as nuk do të jetë në planet e Apple.