Wednesday, January 16, 2013

20-vjeçarja vjedh trenin, hyn me të brenda një ndërtese

Një vajzë 20-vjeçare, me profesion pastruese në stacionin e Saltsjobaden, një zonë në jug-lindje të Stokolmit, vodhi një tren dhe pasi e ka lëshuar mjetin në shpejtësinë e tij maksimale, mundi ta ndalojë vetëm duke u përplasur kundër një ndërtese në afërsi të stacionit. Mesa është mësuar, në tren për fat të mirë s\'kishte pasagjerë. Ndërkohë që vazja mbeti e plagosur rëndë dhe për këtë arsye është shtruar në spital. Të plagosur mbetën edhe disa banorë të ndërtesës ku përfundoi treni. Ndërkaq, autoritetet po përpiqen mbi të gjitha për të mos lënë të rrëzohet ndërtesa, pasi treni e ka goditur në një nga kulmet e saj themelore.